Parku i Sarajit, një ditë pas pushtimit nga qytetarët që dolën për t'u argëtuar me rastin e 1 Majit, sot u zgjua i mbërthyer nga mbeturinat e flakura në mënyrë të turpshme. Ky imazh e ndjek këtë park, vit pas viti. Qytetarët, jo vetëm që nuk dalin për protesta në rrugë, por këtë ditë e shndërrojnë në një mbledhim kolektiv, dhe pas largimit, e lënë këtë ambient të mbytur nga qeset, ushqimet, shishe plastike e mbeturina nga më të ndryshme. Për pastrimin e parkut, Ndërmarrja publike "Parqet dhe gjelbërimet" kishte angazhuar 8 punëtorë të cilëve do u duhet më shumë se 3 ditë për pastrimin e këtij parku. Ata theksuan se për mirëmbajtjen të mirëfilltë e parkut duhet më shumë punë.
"Ne jemi 8 persona. Punojmë dhe ne e mbajmë gjithë parkun, mirëmbajtje, parkun e pastrojmë, e kositim krejt ne e mbajmë..Jo nesër dhe pasnesër, kjo do të zgjat tre ditë deri të shtunën mund të pastrohet ky vendi I parkut të Sarajit", deklaroi Fatmir Ismani NP "Parqet dhe gjelbërimet".
Nga Ndërmarrja publike komunale e Sarajit theksuan se do t'i bashkëngjiten këtij aksioni pasdite, pasi të kenë përfunduar aktivitetet e rregullta në territorin e komunës.
"Ne sot këtu nuk jemi drejtpërdrejtë prezent për shkak të angazhimit tonë në territor të komunës së Sarajit do të thotë mirëmbajtjen aktive që e kemi në territorin e komunës së Sarajit mirëpo pas dite pasi ta mbarojmë terrenin që e kemi për këtë ditë edhe punëtorët tonë do të jenë prezent këtu. Këtu i shihni edhe mbeturinat që është si rezultat i vetëdijes së ulët të qytetarëve të cilët edhe përskaj që kanë vende ku t'i hedhin mbeturinat, edhe përkundër faktit që e shfrytëzojnë atë nuk mundohen që ta mirëmbajnë atë që e shfrytëzojnë", tha Qamil Kovaçi, drejtor i NPK të Sarajit.
Situata përsëritet nga viti në vit, megjithë përpjekjet për ndërgjegjësimin e qytetarëve, të paktën për mbledhjen e mbeturinave të tyre vetjake. Ndërkohë, apelin më zellshëm e bëjnë banorët që jetojnë pranë këtij parku.
"Situate përsëritet nuk ka përmirësim edhe përskaj asaj që ne mundohemi edhe me shenja dhe fjalë që t'i bindim, mundohemi që të vendosim më shpesh kontejner dhe tu japin qese për mbeturina mirëpo edhe përskaj asaj nuk ka ndonjë rezultat me tepër", deklaroi Qamil Kovaçi, drejtor i NPK të Sarajit.
"Po ka mbet po kjo krejt prej personave që kanë ardhur këtu dhe kanë festuar , vet duhet me e mirëmbajte këtë nëse nuk e mirëmban vet tjetër kush nuk kujdeset , kjo është turp po çfarë të bëjmë".
"Po duhet vetëdija e qytetarit t'i pastroj ato mbeturina që i bën vet edhe t'i hedh në kosh... Përgjegjësi e secilit që ka qenë prezent këtu ditën e djeshme. Po ne kemi qenë, mbeturinat i kemi hedhur në vendet e caktuara..Duhet më të vetëdijshëm dhe ta mirëmbajnë vet higjienën këtu se vetëm punëtorët nuk munden, 2-3 punëtor gjithë këtë rreth të madh nuk munden ta punojnë".
Parku i Sarajit është nën kompetencat e qytetit të Shkupit dhe për mirëmbajtjen e tij kujdeset ndërmarrja publike "Parqet dhe gjelbërimet". Gjyltene Rexhallari
Comments