Përleshje në burgun e Idrizovës

  • 9 years ago
Përleshje në burgun e Idrizovës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, mes dy të burgosurve që ndanin të njëjtën qeli; njëri -32 vjeçar nga Shkupi - Millosh Davçevski dhe tjetri, 43 vjeçar nga Ohri me emrin Afrim Alimi. Alsat M mëson se gjatë incidentit Millosh Davçevski ka përdoruar një mjetë të mprehtë, si thikë duke i shkaktuar plagë të lehta trupore Afrim Alimit. Rastin e ka konfirmuar për Alsat edhe zv/ drejtori i burgut të Idrizovës, Sadush Arifi.

"Dje në orën 06:30 të mëngjesit ku papritmas në gjumë sulmohet i burgosuri Afrim Halimi, nga cimeri i vet, do të thotë në të njëjtën dhomë, paviloni C. Nga Milloosh Davçevski i cili duke e sulmuar e lëndime në pjesën e sipërme të trupit, në kraharor, qafë,, ku pastaj në vetëmbrojtje Avni Alimi, edhe ai e lëndon Millosh Davçevskin, më pas intervenojnë shërbimet e sigurimit, ku qetësojnë situatën. Afrimin e dërgojnë në spital, pas një kohe edhe Milloshin e dërgojnë në spital", deklaroi Sadush Arifi, drejtor I burgut, Idrizovës.

Sipas zv/ drejtorit Arifi, i burgosuri Afrim Alimi, menjëherë pas kurimit është rikthyer në burg, ndërsa sulmuesi i tij, i burgosuri tjetër Millosh Davçevski aktualisht është ende në spital. Rasti u konfirmua edhe nga ministria e Brendshme e cila ka nisur hetimin e tij. Bedri Rexhallari

Recommended