Një maji, protesta në mbarë botën

  • 9 years ago
Të paktën 6 persona u lënduan sot në përleshjet mes mijërave protestuesve dhe policisë në qendrën e Stambollit, pasi autoritetet nuk lejuan organizimin e mitingut tradicional të 1 majit në qendër të Taksimit. Policia përdori topa uji dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila nga ana tjetër gjuante me gur dhe koktej molotovi. Këtë vit autoritet turke ndaluan protestat e 1 majit, sepse në sheshin e Taksimit kryhen punime rindërtimi.

Anijet dhe trenat në Greqi sot nuk ishin në qarkullim, sepse të punësuarit e sistemit hekurudhor dhe atij detar ishin në grevë të përgjithshme. Probleme qarkullimi në Athinë ka edhe me autobusët dhe trolejbusët. Metroja filloi punën në orën 9, por nuk shkonte deri në aeroportet ndërkombëtare.

Demonstrata me rastin e 1 majit u organizuan edhe nga Federata e Sindikatave të Pavarura ruse. Në sheshin e Moskës dolën rreth 70 mijë punëtorë, madje, të mbështetur edhe nga përfaqësuesit e partisë në pushtet "Rusia e Bashkuar". Në Moskë u mbajt edhe parakalimi tradicional me ikonografi të komunizmit dhe parulla për më shumë të drejta të punëtorëve.

Protesta me kërkesa të njëjta kishte edhe në anë të tjera të botës. Më masive ato ishin në Tajvan, Singapor, Korenë e Jugut, Indonezi...

Ndërkaq në Francë, partia djathtiste e Marin Le Penit, 1 Majin e shfrytëzoi për të rritur pjesëmarrjen në publik. Kjo parti nacionaliste, sipas sondazheve, renditet e dytë pas asaj të Nikolas Sarozisë, dhe para socialistëve në pushtet të Fransua Olandit, popullaritetit i së cilës po bie dukshëm. Në marshin e sotëm u tha se në radhë të parë, Franca duhet të vendosë interesat e francezëve. Një lëkundje e tillë, ka dëmtuar edhe besimin në institucionet e përbashkëta evropiane, si rezultat i krizës ekonomike në këtë vend. Ivan Bllazhevski

Recommended