Avokati Gjebia: Gjykata ka nxjerrë një urdhërekzekutim të paargumentuar

  • 9 years ago
Avokati i banorëve Agron Gjebia thotë se është shkelur akti normativ për lirimin e banesave dhe se gjykata ka nxjerrë një urdhërekzekutim të paargumentuar.

Avokati i 13 familjeve, të cilat refuzojnë të largohen nga banesat e tyre ngritën padi penale ndaj Entit Kombëtar, duke e akuzar këtë të fundit të për shkelje ligjore.

"Gjykata ka nxjerrë një urdhërekzekutim të paargumentuar. Do të godasim urdhrin e ekzektutimit paralelisht në Apel dhe në Gjykatën e Lartë" -- tha Gjebia

"Sot pasi studiuam dosjen gjyqësore pasi ka dalë urdhri, kemi dorëzuar një kallëzim penal drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm për entin e banesave për arsye sepse kemi parë shkelje të karakterit penal. Ai ka vënë në lëvizje Gjykatën e Shkallës së Parë mbi bazën e disa dokumenteve të cilat nuk plotësojnë kushtet.

Enti kombëtar i banesave ka vënë në lëvizje gjykatën duke u bazuar në certifikatën e pronësisë së një sipërfaqeje të truallit dhe jo mbi pronësinë e banesave, e cila nuk është verifikuar ende në pronësinë e kujt është.

Në shkresat e këtij institucioni drejtuar gjykates thuhet se kjo godine nuk ka pronar, vetem trualli ka disa pronare, enti kombetar i banesave nuk e ka këtë kompetence të bejë këtë verfikim" -- thotë avokati Arben Xhebia. (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended