Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Kreu socialist zgjodhi 1 Majin të prezantojë dy emrat e rinj si Musa Ulqini dhe Mimoza Hafizi në listën e kandidateve për deputetë.

Duke i vlerësuar për punën e tyre Rama tha sot në mesditë, se kandidatët të cilët në listat e 2009 nuk arritën të ishin pjesë e saj nuk e braktisën Partinë Socialiste por përkundrazi kontribuan gjatë këtyre viteve për të.

"Përfshirja në skuadrën kombëtare të Rilindjes nuk është reflektim i imi për një socialist 24 karatësh, siç është Musai me të cilin politika na njohu e na bëri miq të vërtetë, e na ndau përkohësisht për disa kohë kur Musai nuk u përfshi në listën e sigurtë të 2009."-

Musa Ulqini kandidat për deputet në Elbasan, Mimoza Hafizi kandidate në Shkodër.

Rama i vlerësoi si vlera të shtuara përfshirjen në skuadrën e rilindjes të Musa Ulqinit dhe të Mimoza Hafizit.

"Edhe pse Ulqini nuk u zgjodh në 2009, nuk shprehu mllef. As profesoresha Mimoza Hafizi nuk u përfshi në listën e 2009. Për arsyet e veta mu kundërvu mua publikisht pa cënuar etikën dhe pa lënë vëndin bosh të Asamblesë Komhbëtare në raport me njerëzit e kësaj familje politike. Janë njerëz që i vlerësoj shumë"- tha Rama.

Ndërsa vet kandidatët kanë shprehur vlerësimin për mundësinë që kryesocialisti Rama u dha për tu angazhuar ,kësaj here në një forme tjetër.

"Në këtë transformim historik të vendit tonë, kam detyrimin për një përfaqësim sa më dinjitoz të këtij qyteti në Parlamentin shqiptar."- tha Hafizi.

"Besoj se në këtë ndryshim PS është e gatshme të marrë përsipër qeverisjen bashkë me koalicionin e saj."- tha Ulqini.

Duke ju referuar profesionit të profesorësh Mimosa Hafizi e cila vjen nga shkencat e natyrës Rama tha me ironi se vendit nuk i kanë ardhur gjithmonë të mira nga njerëz të kësaj fushe duke shigjetuar deputetin e përjashtuar të Partisë Socialiste Kastriot Islami.

Musa Ulqini u rikthye në PS pas një ftese që lideri i opozitës i bëri për tu riangazhuar në fushatë , si njeriu që kish drejtuar për tre herë rrjesht fushatat e Ramës në zgjedhjet vendore. Mimosa Hafizi ka qenë deri ne 2011 anëtare e kryesisë në Partinë Socialiste .Hafizi është diplomuar ne fakultetin e shkencave te natyrës për fizikë ndërsa sot ajo është edhe shefe departamenti pranë këtij fakulteti

Category

📺
TV
Comments

Recommended