Tufa: Shtet diktatorial, Berisha mban pushtetin me dhunë

  • 9 years ago
Menjëherë pas letrës që Avokati i Popullit i dërgoi Ministrit të Brendshëm, Noka dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Burgaj, ka reaguar Skënder Tufa.

Në një linjë telefonike për A1 Report, Tufa the se me ndjekjen që i bëjnë ish të përndjekurve politikë, tregon që ky është një shtet diktatorial dhe që shkel të drejtat e njeriut.

Tufa falenderoi Avokatin e Popullit për letrën që i dërgoi Nokës dhe Burgajt. Ai gjithashtu tha se kjo është puna e tij, por që fatkeqësisht zëri i tij nuk dëgjohet.

"Shteti injoron institucionet që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe nuk besoj se do të ndërpritet ndjekja e policisë", tha Tufa.

Tufa e ka cilësuar Kryeministrin Berisha një diktator dhe që kërkon ta mbajë pushtetin me dhunë.(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended