Çudira shqiptare! Nuk pranon t'i hape rruge ambulances!!!

  • 9 years ago
Situatë absurde në aksin rrugor Lushnje -Rrogozhinë. Një aksident rrugor me pasojë një të plagosur ka nxjerrë në pah edukatën dhe respektin e mangët të disa qytetarëve shqiptar, në kushtet kur një person është në rrethanat jetë a vdekje. A1 Report ka siguruar pamjet e një ngjarje të ndodhur mesditën e së martës në Cermë të Lushnjes. Një mjet Volsëagen me targa AA 450 DJ që drejtohej nga shetasi Besim .M 38 vjec gjatë kohës që po kalonte në autostradën Lushnje-Rrogozhinë ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është rrëzuar anës rrugës ku dhe ka pësuar dëmtime në trup. Sic duket edhe nga pamjet, kureshtja e qytetarëve për të parë ndodhinë ka krijuar një trafik të rënduar në këtë aks rrugor, cka ka sjellë edhe bllokimin e rrugës për ambulancën. Në kushtet kur nuk ezkiston edhe një korsi emergjence, ambulanca është detyruar të mbërrijë në vendgjarje duke qarkulluar kundravajtje, duke rrezikuar ndoshta edhe jetën e disa personave të tjerë për të shpëtuar një jetë në rrezik. Por, për kësaj situate i shtohet edhe një tjetër moment absurd. Një emigrant shqiptar, i ardhur nga Italia tenton të kalojë me automjetin e tij, pa dashur të llogarisë trafikun e rënduar dhe ambulancës të pozicionuar në mes të rrugës, pasi ishte shtegu më i mirë për transportimin e të plagosurit. Këmbëngulja e emigrantit, sic duket edhe nga pamjet sjell një përplasje mes tij dhe forcave të policisë, të pranishmë në ato momente. Madje, ai refuzon edhe identifikimin e tij dhe dokumentet e makinës, duke çuar në një konfrontim mes tyre, jo vetëm verbal, por edhe fizik. Sipas të dhënave nga policia e Lushnjes, i plagosuri është në spital dhe është nën kontrollin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë. Policia rrugore lidhur me këtë ngjarje po heton për zbardhjen plotësisht të këtij aksidenti.

Recommended