1 Maji në Stamboll, protestuesit përleshen me policinë

  • 9 years ago
STAMBOLL - 1 Maji është pritur me protesta sot në Turqi dhe Greqi. Në metropolin turk, Stamboll në sheshin "Taksim" qindra njerëz kanë dalë në shesh që në orët e para për të protestuar.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë duke hedhur ujë dhe gazlotsjelljës për të shërndarë demostruesit, pjesë e të cilëve ishin edhe anëtarë të shoqatave të ndryshme, anëtarë të partive dhe grupeve politike. Si pasojë e përplasjeve kanë mbetur të plagosur 3 protestues dhe një gazetar, të cilët janë çuar menjëherë në spital, informojnë mediat turke.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit kanë refuzuar të largohen, duke iu kundërvënë atyre. Vetëm një pjesë e vogël e protestuesve, përfqësues të Shoqatës së tregtarëve, u lejuan të kalonin për të vendosur lule në Monumentin e Republikës në Sheshin Taksim. Ndërkaq përplasjet e policisë me protestuesit vazhduan në shesh. Për shkak të ndërhyrjeve me gaz lotsjellës, shqetësime janë krijuar edhe banorët e tjerë të banesave përreth.

Ndërkohë që forcat policore vazhdojë shpërndarjen e gazit lotsjellës dhe ujit, protestuesit goditën me gurë dhe fishekzjarre policët. Por pavarësisht ndërhyrjeve, përfaqësuesi i protestuesve negocioi me forcat policore për të lejuar vijimin e marshit të protestuesve, por sipas policisë greva ishte e paligjshme dhe protestuesit duhet të shpërndahen. (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended