Stuhia mbresëlënse në Saturn

  • 9 years ago
Një stuhi marramëndëse në sipërfaqen e Saturnit, e krijuar për vite të tëra është rregjistuar nga shkencëtarët e NASA-s.
Në shikim të parë ky fenomen i rrallë duket si një trëndafil gjigant, i rrethuar me gjethe të gjelbra.
Sipas shkencëtarëve të NASA-s syri i stuhisë ishte i gjerë dy mijë kilometra, pothuajse 20 herë më e gjerë sesa stuhitë që ndodhin në Tokë.
Po thuajse ccdo vit në emisferën e veriut në planetin Saturn krijohen stuhi, ku erërat, akoma edhe në kushte normale, mund të arrijnë një shpejtësi qindra kilometra në orë.
Por kjo stuhi ishte nga më të fuqishme që është regjistruar ndonjëherë.

Recommended