USAID: Qeveria braktisi vendorët fondet për bashkitë janë qesharake

  • 9 years ago
Një dokument studimor për decentralizimin fiskal në Shqipëri, i kryer nga USAID zbulon skemën se si qeveria Berisha ka favorizuar njësitë e qeverisjes vendore sipas përkatësisë politike, ndërkohë që në total ka ulur ndjeshëm financimin pas zgjedhjeve që u fituan bindshëm nga e majta më 2011

Në kushtet e mangësive ligjore që të rregullojnë decentralizimin fiskal në Shqipëri, duke filluar nga mungesa e një Strategjie Kombëtare për Decentralizim, qeveria shqiptare ka vepruar në mënyrë jotransparente dhe të njëanshme në caktimin e financimeve nga buxheti qendror në favor të pushtetit vendor. Ky është një prej konkluzioneve të një dokumenti studimor për decentralizimin fiskal në Shqipëri, të përgatitur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID).

Recommended