Alsat-M, media më e balancuar gjatë zgjedhjeve lokale. Padi për të gjitha televizion tjera nacionale

  • 9 years ago
Këshilli për radiodifuzion edhe njëherë ka konfirmuar informimin objektiv dhe të balancuar të televizionit Alsat M gjatë fushatës për zgjedhjet lokale. Alsat M është televizioni i vetëm nacional i cili i është përmbajtur ligjit për zgjedhje dhe rregullores për prezantimin mediatik të pjesëmarrësve në zgjedhje, dhe televizioni i vetëm kundër të cilit nuk do të ngritët padi për kundërvajtje nga Këshilli për radiodifuzion.

"Këtë raport e përfunduam me konstatimin se 8 media elektronike, dikush më tepër e dikush më pak, por janë në grupin e atyre që kanë thyer ligjin dhe rregulloren. Për këtë shkak propozuam që të fillohet procedurë për padi për kundërvajtje. Në këto media nuk bën pjesë Alsati për shkak se është konstatuar se ai në kornizat kryesore u është përmbajtur edhe ligjit për zgjedhje edhe rregullores së këshillit për radiodifuzion për prezantimin mediatik të balancuar edhe në emisionet e posaçme informative por edhe në emisionet informative" , deklaroi Milaim Fetai, nënkryetar i KRD-së.

Këshilli për radiodifuzion ka ngritur padi për të gjitha televizionet nacionale, përveç televizionit Alsat M. Padi kanë fituar televizionet Telma, Sitel, Kanal 5, MTV 1 dhe MTV 2, si dhe televizionet lokale Sonce dhe Era, dhe Radio e Maqedonisë. Ndryshe, informimi i balancuar i televizionit Alsat-M është shënuar edhe nga OSBE/ODIHR. Gjatë raportimit për zgjedhjet lokale në Maqedoni, OSBE/ODIHR ka vlerësuar televizionin Alsat si televizionin më të balancuar për sa i përket mbulimit mediatik të fushatës zgjedhore. Benjamin Arifi

Recommended