Fryma e re Demokratike mblodhi sot Kuvendin e parë kombëtar. Ish presidenti Bamir Topi shpegoi arsyet pse FRD zgjodhi të dalë e vetme duke akuzuar PD e PS si përgjegjëse për situatën e krijuar në vend dhe nëse do të hynin në koalicion do të thoshte një mandat më shumë për ata në parlament. Topi tha se Partia Demokratike dëboi themeluesit e saj, ndërsa FRD do të reformojë të djathtën qeveritare e cila është në krizë. Ish presidenti akuzoi dhe Ramën se është bashkëfajtor për situatën në KQZ e cila është fryt i modifikimeve kushtetuese të 21 prillit.
Ai premton se FRD tho do bëjë ndryshimin e madh më 23 qershor, larg nga partitë e vjetra të tranzicionit,do mbështesë të përndjekurit politikë, do të hapë dosjet sekrete duke i dhënë fund gjuetisë së shtrigave. "Kthimi i pronave është proces jetik për zhvillimin e shtetit."
Ky është Kuvendi i parë kombëtar. Mbledhja e këtij forumi të lartë vjen, në ditën e njëvjetorit të themelimit të partisë si dhe pas regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit si forcë e vetme, pa u përfshirë në koalicione.
Gjatë mbledhjes pritet të bëhet miratimi i programit dhe statusit të FRD-së si dhe pritet të publikohet lista me 212 kandidatët e propozuar nga baza për deputetë. Më pas kryesia e FRD-së do të përzgjedhë 140 emrat që do të depozitohen në KQZ si kandidatë për deputetë. Në rend të ditës pritet të jetë dhe miratimi i një rezolute për situatën politike në vend.
Comments