Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8/21/2015
Kryetari i partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar menjëherë pas termit racist që ka përdorur kryeministri Berisha gjatë takimit me gratë në Elbasan.

Gjatë fjalimit të tij, Berisha përmendi termin 'Raca Negro' për të konkretizuar një shembull për garën presidenciale në SHBA mes Hilary Clinton dhe një kongresmene që i përkiste racës negro.

Kryeministri e kaloi këtë situatë me një batutë, por për liderin socialist kjo përbënte më shumë një shprehje raciste sesa një humor nga ana e tij.

Ky fjalor i përdorur nga Berisha e detyroi Ramën të reagonte menjëherë.

"Mësojani që nuk thuhet kurrë 'rraca negro', është raciste. Shyqyr që nuk e dëgjon askush në Amerikë", u shpreh Rama në Twitter.

Category

📺
TV

Recommended