Maqedonia shënon ngecje të madhe në reformat gjyqësore, ndaj duhet të zbatoj në praktik dhe me korrektësi ligjin për zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve. Përveç kësaj, politika duhet të rrijë larg gjykatave, sepse pikërisht shkaku i këtyre lëshimeve, si dhe vonesa në implementimin e reformave në gjyqësor, përbëjnë kushtet kryesore të kërkuara nga BE-ja.
"Kjo paraqet një nga sfidat më të mëdha që ende po ndeshet Maqedonia dhe një nga kushtet që nuk e ka plotësuar Maqedonia në raport me kriteret që kërkon BE-ja. Edhe pse me lidh ne gati e kemi mbuluar çështjen e funksionimit të gjyqësisë, por, problem më tej mbetet mënyra e implementimit të tij në praktikë. Defektet shtrihen sipas BE-së në disa çështje sidomos në përzgjedhjen e stafit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilat edhe pse ligjin i rregullon shumë qartë praktika na dëshmon diçka tjetër se këtu na involvohen disa faktorë tjerë dhe nuk bëhet përzgjedhja sipas sistemit të meritokracisë", deklaroi Mersim Maksuti, dekan i fakultetit juridik.
Dalja nga kjo situatë ka vetëm një rrugë, zgjidhjen dhe emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve sipas ligjit dhe kredibilitetit të tyre.
"Maqedonia për të funksionuar si shtet juridik dhe demokratik e ka patjetër të përmbush këtë kriter të BE-së dhe patjetër të ndryshoj politika e përzgjedhjes së stafit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në RM dhe kriteri kryesorë që do ishte është sipas ligjit. Influenca politike, pa mëdyshje se ka dhënë efektin e saj edhe në funksionimin e gjykatave. Edhe pse ne me bazë po përpiqemi të ndërtojnë sistem gjyqësie por për fakt të keq kemi vërejtje se edhe politika ende ka qasjen e saj në gjykata", tha Mersim Maksuti, dekan i fakultetit juridik.
Maksuti këto komente i bëri sot gjatë promovimit të revistës shkencore ndërkombëtare "Justicia" që është përgatitur nga fakulteti i drejtësisë i USHT-së me pjesëmarrje të profesorëve nga Ballkani. Bashkim Sulejmani
Comments