Percahet AK, 11 drejtues të kryesisë ikin nga partia

  • 9 years ago
TIRANE - Aleanca Kuq e Zi përçahet vetëm 2 muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme, kur kjo forcë politike do të garonte për herë të parë. Mbi 11 anëtarë të kryesisë dhe të degës në Tiranë e rrethe kanë braktistuar Aleancën Kuq e Zi duke deklaruar se partia ka rënë tashmë në duar të pista. Ata shprehën tepër të indijuar pasi kjo forcë është në duart e një piste që ka zvenitur luftën për kauzën kombëtare të Shqipërisë

"Motivet e largimit janë shumë planëshe. Ne kemi patur vërejtje programore, politike, të etikës në parti, vërejtje në lidhje me fondet e partisë. Nga AK ikën anëtarë të partisë, themelues, nismëtarë të partisë të cilët kanë qenë që në fillimine lëvizjes sepse kanë qenë të pakënaqur në mënyrën sesei politikisht kanë vepruar, nga mënyra sesi është vepruar menaxhuar partia autokratike ku monopolin 100% e ka kryetari i partisë Spahiu. Në vendimmarrjen e partisë nuk kemi patur asnjëherë vendimmarrje kolegjiale dhe vendimet e rëndësishme nuk janë diskutuar as në parti as në këshillin kombëtarë. Vendimmarrja ka qenë e kryetarit ku interesat vetjake të lidershipit aktual kanë rënduar më shumë sesa program politik i partisë"- tha Dashamir Uruçi.

Largimi i 11 anëtarëve vjen pak ditë pasi kryetari i AK-së deklaroi se kjo forcë politike do të dalë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit. Burime brenda kryesisë së AK-së konfirmuan se brenda AK ka pasur debate mes drejtuesve të partisë lidhur me përzgjedhjen e emrave nga ana e kryetarit Spahiu për kandidatët për deputet.

TE LARGUARIT

Largohet nga të gjitha funksionet në parti
1.Dashamir Uruçi, inxhinier dhe jurist. Ish kryetar I organizatës " Kosova" Ambasador I paqes: Sekretar për ekonominë në AK. President i AK të kryeqytetit.
2. Prof. Dr.Ago Nezha. Mjeshtër I Madh. Sekretar për bujqësinë i AK. Kryetar I Shoqatës Kulturore "Labëria"
3. Dr. Maksim Qoku. Sekretar për çështjet zgjedhore I AK
4. Prof. Dr.Defrim Shkupi, sekretar për shkencat dhe Mjedisin I AK. President I Shoqatës së Gjeologëve Inxhinierikë dhe Gjeomjedisit.
5. Prof. Dr. Agim Koçillari, sekretar për Shëndetësinë.
6. Prof. Dr. Ali Aliu. Petagog. Anëtar I këshillit kombëtar I AK
7. Prof Dr. Mehdi Shahu. Dekan i fakultetit te Infermierisë
8. Z. Rojmir Hamzaj. Pedagog, avokat, anëtar i Këshillit Kombëtar, Nënsekretar për çështjet zgjedhore të Ak.
9. Z. Genc Rama, shef i Departamentit të Ekonomisë dhe anëtar i Keshillit Kombëtar të AK.
10. Ermir Tafaj. Pedagog, jurist. Nensekretar për çështjet organizative në sekretarin zgjedhor të AK.
11. Znj. Ëngjëllushe Maska, ekonomiste, sekretare e rajonit nr.2 të Tiranës.

Me largimet ne parti shkrihen plotësisht:
1.Departamenti I Ekonomisë
2. Departamenti I Bujqësisë
3. Departamenti I Çështjeve Zgjedhore
4. Departamenti I Mjedisit
5. Departamenti I Shkencave
6. Departamenti I Shëndetësisë
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended