Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Qytetarët më shumë kursejnë në banka dhe shumë më pak në fondet investuese, krahas dilemës që kanë thuajse të gjithë se a duhet të zgjidhet kursimi më i sigurt në bankë ose të investohet në fonde investuese, që sjellin fitim më të madh. Industria e fondeve në vend ende duhet të zhvillohet.

"Bankat janë të pranishme prej shumë dekadave në tregun e Maqedonisë dhe ato janë faktorët kryesorë në tregun financiar të vendit. Fondet si industri janë relativisht të reja, përkatësisht ekzistojnë disa vjet dhe për këtë arsye niveli i besimit, natyrisht është më i lartë ndaj ndonjërit që e njohim më shumë vite. Por, nga ana tjetër tregu në Maqedoni, në të ardhmen premton një rishpërndarje më të madhe të mjeteve, që do të thotë se njerëzit do të bëhen të vetëdijshëm se për qëllimet e tyre afatgjata financiare, shkalla e kthimit është shumë më e madhe në fondet investuese", deklaroi Llaze Kamçev, Fondet KD.

Bankat nga njëra anë po luftojnë që të ruajnë potencialin e depozitave që është shumë i rëndësishëm pasi nga kjo varet niveli i kreditimit, kurse nga ana tjetër, fondet investuese konkurrojnë për fitim më të madh në treg. Fondet në vend u paraqitën në vitin 2008. Përderisa qytetarët dhe kompanitë po bëhen gjithnjë e më të interesuar për kursim nëpërmjet fondeve, megjithatë ata ende nuk mund t'iu konkurrojnë bankave.

"Mënyra e funksionimit të fondit të parave mundëson që mjetet e investuara të jenë në dispozicion në çdo kohë, kurse rendimenti që realizojnë fondet dhe që aktualisht sillet rreth 3.9 për qind në nivel vjetor dhe llogaritet në baza ditore, është konkurrues për normën e interesit që e marrin njerëzit në llogarinë bankare dhe normat e interesit nga depozitat afatshkurtra në bankat afariste. Për shkak të gjitha këtyre karakteristikave, fondet janë të mira për poseduesit e mjeteve që sot kanë nevojë për një periudhë më të shkurtër se një vit", tha Llaze Kamçev, Fondet KD.

Në raportin e fundit, Banka Popullore e Maqedonisë në mars regjistroi zvogëlim në bazën e depozitave. Shuma e përgjithshme e depozitave në tre muajt e parë të këtij viti sillet në rreth 4 miliard euro, por edhe në shkurt është vërejtur zvogëlim i bazës së depozitave prej rreth 5 milionë euro. Kjo rënie është rezultat i tërheqjes së depozitave nga kompanitë. Që nga fillimi i vitit, ky është muaji i dytë në të cilin është regjistruar rrjedhja e depozitave në sektorin privat. Megjithatë, optimizëm sjellin të dhënat e kursimit të popullatës, që, përfundimisht me tremujorin e tretë të këtij viti, në banka ruajnë 2.9 miliardë euro. Edhe pse Banka Qendrore parashikoi norma të larta të rritjes së depozitave, por në mars, këto projektime dështuan. Analiza tregon se në mars të këtij viti ka një rritje të depozitave në denarë, derisa tek kursimi në deviza u shënua një zvogëlim. Natasha Stojanovska

Category

📺
TV
Comments

Recommended