Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ekipi ekonomik i Qeverisë, i udhëhequr nga kryeministri Nikola Gruevski, i bëri thirrje kompanive argjentinase që ta vizitojnë Maqedoninë dhe ti shohin kushtet e biznesit që ofron shteti. Mundësitë e biznesit për investime në Maqedoni sot u prezantuan para kompanive në Buenos Aires.

"Duke vënë në dukje mundësitë që Maqedonia i ofron për të bërë një biznes, dhe në atë moment kur ata do të vendosin që të ndërtojnë ndonjë kapacitet në Evropë, ta dinë se Maqedonia është destinacioni më i mirë për të bërë biznes edhe nga aspekti i shpenzimeve më të vogla për bërjen e biznesit edhe nga aspekti që ka treg të lirë me të gjitha vendet evropiane edhe nga aspekti i makroekonomisë stabile, dhe nga aspekti që është një nga vendet të ranguara më lartë sipas Bankës Botërore në raport me klimën e mirë e të biznesit, kështu që pa kontakte dhe ardhje, ai informacion vështirë se do të përhapej", tha Nikola Gruevski, kryeministër i Republikës së Maqedonisë.

Presidenti i Bashkimit të Industrisë së Argjentinës,Hoze Ignacio de Mendiguren, në forumin e biznesit vuri në dukje se do të lobojë edhe tek anëtarët e tyre, por edhe do ti motivojë, që ta kenë në konsideratë Maqedoninë, si një destinacion i biznesit.

"Të gjitha mundësitë, propozimet dhe qëllimet konkrete që i ka vendi juaj janë shumë inkurajuese që të dëgjohen, si dhe ai propozim me të cilin do të ishin në gjendje që përmes juve të bëhemi një lidhje e fuqishme për kompanitë tona që të dalin në tregun evropian", tha Hoze Ignacio de Mendiguren, president i Bashkimit Industrial të Argjentinës.

Bashkimi Industrial i Argjentinës është organizata më e madhe argjentinase në fushën e biznesit, në të cilin anëtarësojnë përfaqësuesit e të gjitha degëve industriale dhe ekonomike. Natsha Stojanovska

Category

📺
TV
Comments

Recommended