Shkodër, 200 anëtarë i bashkohen PS: PD na tradhëtoi, u zhgënjyem

  • 9 years ago
SHKODER - Një grup prej 200 personash, ish të përndjekur politik të regjimit të shkuar, ish themelues dhë drejtues të Partisë Demokratike në rrethin e Shkodrës i janë bashkangjituar Partisë Socialiste.

Ndërsa akuzojnë Jozefina Topallin dhe Astrit Bushatin se kanë privatizuar të gjitha strukturat e shtetit në kryeqëndrën e Veriut ata u shprehen se ndihen të tradhëtuar nga forca politike që e mbështetën për 22 vite me radhë.

"Si unë edhe anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike jemi të zhgënjyer dhe të tradhëtuar, por ne nuk po e tradhëtojme partinë Demokratike. Partia demokratike na ka tradhëtuar ne"- tha Gjovalin Stolaj, themelues i PD-së (foto)
Lideri i opizitës përshëndeti vendimin e tyre e cilësoi atë si shënje të emancipimit shoqëror.

"Hedhja e një hapi për të kapërcyer kufirin mes të djathtës dhe të majtës është emancipim shoqëror. Edhe kalimi nga një fazë historike kur marrëdhëniet e individit me partinë kanë qënë marrëdhënie të verbra, marrëdhënie tifozllëku, marrëdhënie të pakushtëzuara."- tha Rama

Kryesocilisti zhvilloi gjithashtu një takim më përfaqësuesit e kësaj force politike në emigracion, ku vlerësoi punën e tyre me elektoratin e majtë dhe shprehu sigurinë se vota e tyre do këtë një impakt në fitorën e 23 qershorit.

"Asnjëherë më parë nuk ka pasur Partia Socialiste një strukturë kaq solide dhe efektive në emigracion, dhe kjo është sigurisht falë punës dhe dedikimit tuaj, si dhe falë patriotizmit që të gjithë ju shprehni duke mos harruar vendin prej nga keni ardhur"

Gjatë takimit u shpalos dhe platforma e Partisë Sociliste për kategori, platoforme e cila është ndërtuar edhe me vetë kontributin e tyre. (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended