Të rinjtë shqiptarë po keqarsimohen duke mos arritur të përvetësojnë as aftësitë më minimale. Alarmi është lëshuar nga raporti më i fundit i Bankës Botërore, i cili ndër të tjera ka në fokus edhe zhvillimet në tregun e punës.
Sipas këtij raporti, 57% e 15 vjeçarëve në vendin tonë janë analfabetë funksionale, pra që nuk e kanë aftësinë të kuptojnë dhe të zbatojnë njohuritë e marra gjatë leximit.
Bazuar ne rezultatet e raportit del se kjo është një nga normat më te larta të analfabetizimit funksional në të gjithë rajonin e Europës dhe Azizë Qendore, duke lënë mbrapa vetëm tre shtetet, përkatësisht Azerbajxhanin, Kirgistanin dhe Kazakistanin.
Një tjetër fakt, që del bazuar në shifrat e raportit është se arsimi në Shqipëri është i keqfinancuar, vecanërisht sektori publik, krahasuar me vendet e rajonit dhe Evropës.
Gjatë viteve të fundit fondet e buxhetit të shtetit për arsimin ishin gati dy herë më pak se mesatarja e vëndeve te Bashkimit Europian,ndërsa qe prej vitit 2010 arsimi publik në Shqipëri i është nënshtruar një sërë ndryshimesh ligjore, të cilat janë shoqëruar me kostot dhe problematikat e tyre.
Rezultatet e raportit tregojnë se përvec kostove të mëdha sociale shqipëria do të përballet me një ipmakt negativ edhe në perspektivën e ekonomike.
Një pjesë e të rinjve të paarsimuar e kanë të vështire të gjejnë punë dhe në këtë mënyrë nuk kontribuojnë në rritjen ekonomike.
Comments