Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Shoqata e ish përfaqësuesve të forcave të sigurisë BEDEM ka kërcënuar kreun e komunës "Qendër" Andrej Zhernovski, nëse tenton të rrënojë përmendoret e ngritura në qendër të Shkupit. Përmes një letre të hapur drejtuar Zhernovskit, shoqata thekson gatishmërinë që t'i kundërvihet çdo sfide të kësaj natyre. Një hap të tillë, ata e cilësojnë si lojë me ndjenjat kombëtare dhe mungesë respekti ndaj figurave historike që ndërtuan shtetin.

"Edhe pse jemi të vetëdijshëm se largimi i përmendoreve të heronjve maqedonas nuk është kompetencë e juaja, ju bëjmë me dije se nëse tentoni të bëni një hap të tillë do të përballeni me reagim të ashpër nga "branitellat". Ai do të jetë edhe reagim i popullit maqedonas i cili është krenar për historinë e tij. Kjo nuk ka të bëjë me politikë por mbrojtje të dinjitetit kombëtar, ndjenjave patriotike dhe respekt ndaj njerëzve të cilët krijuan shtetin", thuhet në reagimin e BEDEM.

Largimin e përmendoreve, BEDEM e quajti çmenduri, duke e krahasuar Zhernovskin me talibanin Muhamed Omar.

"Zoti Zhernovski, mos merrni rolin e talibanit dhe mos u bëni Mohamed Omar Akhund i Maqedonisë i cili rrëzoi përmendoret në Afganistan. Vendi i merituar në histori, nuk merret me rrënime, por me ndërtime dhe vepra. Rrënimi dhe zhvendosja e përmendoreve do të thotë rrënim i dinjitetit, nderit dhe imazhit të këtij populli dhe shteti", thuhet në reagimin e BEDEM.

Në fund të letrës BEDEM porosit kreun e ri të komunës 'Qendër" që të heq dorë nga ky vendim pasi në të kundërtën do të përballet me revoltën e kësaj shoqate. Gjyltene Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended