Greqia kthen të burgosurit në Shqipëri me kusht të mos lirohen

  • 9 years ago
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit të Greqisë dhe ajo e Drejtësisë, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kanë rënë dakort që të "zbrazin" burgjet greke nga rreth 2000 të burgosur shqiptarë muajt e ardhshëm. Fillimisht, ashtu siç e kemi përmendur edhe më parë dotë transportohet në Shqipëri për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit rreth 500 të burgosur shqiptarë.

Njëri nga synimet e qeverisë greke është që të ulet edhe kriminaliteti në Greqi, që vjen nga kriminelët shqiptarë, të cilët ose arratisen nga burgjet greke, ose vënë në përdorim bandat e tyre që janë jashtë mureve të burgjeve për të kryer akte të rrezikshme kriminale.

Përpara disa javësh, siç edhe e kemi përmendur, nga zëvendësministri i Drejtësisë së Greqisë është shtruar kjo çështje për qeverinë shqiptare dhe ministrinë e drejtësisë së Shqipërisë, e cila iu përgjigj pozitivisht kësaj kërkese.

Shumë shpejt do të fillojnë negociatat dypalëshe për deportimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet greke në ato shqiptare. Njëri nga kushtet që ka vënë pala greke është që ata të burgosur shqiptarë që do të deportohen në Shqipëri të mos lirohen përpara afatit, të mos lejohen nga pala shqiptare që të rihyjnë në Greqi, si edhe të çohen në Greqi, aq herë sa duhet për t'u paraqitur përpara drejtësisë, gjatë kohës që vuajnë dënimin.

Ndërkohë ftohet Greqia që të subvencionojë programin e burgimiit të të burgosurve shqiptarë që do të transportohen në Shqipëri me 5 euro në ditë, aq sa kushton ushqimi dhe kujdesi mjekësor për secilin të burgosur në burgjet greke.

Njëri nga personat që mendohet të deportohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin në burgjet shqiptare është edhe Alket Rizai, por ka ende pengesa për transportimin e tij, pasi ka ende gjyqin për t'u zhvilluar, si edhe gjyqet e tjera në lidhje me tentativat për arratise, të cilat ende nuk janë zhvillua.
Iniciativa dhe marrëveshja dypalëshe

Iniciativa e ministrive kompetente greke për transportin e të burgosurve shqiptarë ishte edhe arsyeja që konstatohet një bashkëpunim shumë i ngushtë ndërmjet kriminelëve grekë me ata shqiptarë brenda burgjeve greke.

Siç ishte edhe rasti i Alket Rizait me Vasili Paleokostën, apo arratisja e të burgosurve nga burgu i Trikallës. Fillimisht diskutimet për deportimin e të burgosurve shqiptarë filluan nëvitin 2006, por procedura u ngri, pasi transportimi i të burgosurve shqiptarë duhet të bëhej edhe me pëlqimin e tyre.
Kësaj here ministria geke e drejtësisë synon në arritjen e një marrëveshjeje me oganet kompetente shqiptare dhe, siç duket, kësaj here nuk do të jetë i nevojshëm miratimi i transportit të tyre edhe nga të burgosurit shqiptarë.

Recommended