Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Edhe broshura informuese "Java evropiane e imunizimit" që një javë më parë u publikua nga Ministria e Shëndetësisë përmban gabime të shumta gjuhësore të cilat fillojnë nga vet titulli i saj që në nuk duhej të ishte e imunizimit por e imunitetit. 'Preveno', 'Paraliza fëmijërore', 'tetanus' ose klasa 1, 2, 6 janë disa nga gabimet tjera të cilat hasen në këtë broshurë informuese. Nga Shtëpia e shëndetit Shkup thonë se deri më tani askush nuk ka dhënë vërejtje lidhur me gabimet që Alsat-M ka hasur në këtë broshurë. Drejtorja e shtëpisë së shëndetit Shkup, Tatjana Baevska Vuçkoviq thotë se përkthimet janë bërë nga personat përgjegjës shqiptarë të angazhuar në këtë shtëpi shëndeti.

"Dmth pjesa e parë e broshurës ose klasifikimi ndërkombëtar i të gjitha gjuhëve që përdoren nga bashkësitë, është marrë nga Shoqata botërore shëndetësore. Ndërkohë për atë që ju keni vërejtje në kalendar, unë si person mjekësor mund të ju them se në përgatitjen e broshurës kanë marrë pjesë persona përgjegjës nga shërbimet që kemi, dmth persona mjekësorë dhe deri tani nuk kemi pasur vërejtje rreth asaj si duhet të shkruhen..Tani, për shkak se ju keni vërejtje atëherë unë ju ftoj që të vini në shtëpinë e shëndetit Shkup të kontaktoni me personat përgjegjës, kolegët shqiptarë të cilët morën pjesë në përgatitjet e kalendarit, të takoheni, të bisedoni dhe ato gabime gramatikore, ti quaj lëshime që ju i keni vërejtur, atëherë të përmirësohen për në të ardhmen, por kuptohet nëse edhe ata vlerësojnë se duhen bërë përmirësime", tha Tatjana Baevska, Vuçkoviq, drejtore e shtëpisë së shëndetit Shkup.

Përkundër tentimeve të shumta Alsat-M nuk arriti të vë kontakt me Burak Shabanin i punësuar në Shtëpinë e Shëndetit, ku sipas drejtores Vuçkoviq ka bërë kontrollimin e broshurave informuese para se të njëjtat të shtypen edhe në gjuhën shqipe. Melihate Rustemi

Category

📺
TV
Comments

Recommended