Itali, kreu i qeverisë Enrico Letta konsultime për emrat e ministrave

  • 9 years ago
Kreu i qeverisë Enrico Letta i ngarkuar nga presidenti italian Giorgio Napolitano për ta drejtuar atë ka filluar konsultimet me forcat politike të krijojë listën e ministrave, që do të jenë pjesë e këtij kabineti.

Afati i formimit të qeverisë së re është deri të shtunën ndërsa të martën e ardhshme pritet të bëhet edhe betimi mbi kushtetutën në sallën e Quirinale-s.

Kabineti do të përbëhet nga 18 ministra ku 6 prej tyre do të jenë pa portofol.

Sipas zërave shumë poste të rëndësishme do t'u besohen edhe ish-ministrave në qeverinë teknike të Mario Montit apo të qeverive të mëparshme.

Detyra e qeverisë së re italiane është të kapërcejë krizën financiare dhe politike në të cilën ndodhet fuqia e tretë ekonomike evropiane.

Recommended