Berisha në Konventën për Rininë: Forca ime, në zemrat tuaja

  • 9 years ago
Konventa e PD-së në kuadër të fushatës elektorale po zhvillon sot në pallatin e Kongreseve një takim me të rinjtë ku pritet të flitet për të gjithë projektet që Partia Demokratike iu premton të rinjve pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Fjalimin e konventës e nisi kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.

"Mundësitë për të rinjtë janë të panumërta, Berisha bëri të mundur lëvizjen e njerëzve në Europë, udhëheq Shqipërinë në integrim europian derisa secili prej jush të shkollohet", tha Bogdani

ORA 19:00 SALI BERISHA: NE 23 QERSHOR, SE BASHKU DREJT FITORES

Vij sot në këtë konventë më mirënjohës se kurrë ndaj jush. Kemi zhvilluar së bashku një dialog më të gjatin në histroinë tonë, dialog për të ardhmen tuaj, për të ardhmen e Shqipërisë, për punësimin tuaj, për jetën tuaj, për integrimin e Shqipërisë. Vij sot tek ju për t'ju siguruar se ndonëse unë nuk kam moshën tuaj, në zemrën time unë ndjej çdo gëzim tuajin, cdo dështim tuajin. Unë sot nuk kam moshën tuaj, por forca e pathyeshme e imja qëndron në zemrat tuaja, përkushtimi im është vizioni juaj. Ja përse unë ndjehem gjithmonë bashkëmoshatar me ju, i vendosur t'ju ndjek ju deri në shdërrimin e ëndrrave tuaja në realitet. Nuk kam moshën tuaj në vite, por jemi bashkëmoshatar në liri. Mosha jonë e lirisë është e njëjtë. Dua t'ju rrëfej se në ditë më të zeza të diktaturës, isha i bindur se në forcën tuaj do të përmbysnit diktaturën se do çelnit për shqiptarët rrugët e lirisë. Unë jam dëshmitar në 20 vite, të gjitha reformat e mëdha të këtij vendi kanë firmën dhe mundimin tuaj, vizionin tuaj të shkëlqyer. Gjatë këtyre javëve së bashku kemi diskutuar më shumë se për çdo gjë tjetër: për shkollën, shndërrimin e ëndrrës tuaj universitare në realitet. Së bashku me ju këto vite ne celëm dyert e universiteteve tona. Sot ju keni një ndër ndjekjet ëm të larta në botë dhe europë në universitete. Unë jam këtu për tu zotuar se së bashku me ju ne do lançojmë çdo ditë e më shumë cilësinë e mësimdhënies. Së bashku do bëjmë cdo gjë që dija, që mësimi, që studimi të jetë plotësisht i përshtatu me tregun. Këto muaj në takimet me ju kam takuar të rinj të shkollimeve më të larta, kam takuar të rinj që u kthyen nga shkollat më të larta në botë të punojnë në Shqipëri. Takova të rinj biznesmen, që bënin projekte. Takova dhe të rinjtë e papunë, që mezi prisnin që dijet e tyre ti vinin në shërbim. Jam para jush për tu zotur se unë së bashku me ju do bëjmë gjithçka për punësimin tuaj. Ne do bëjmë çdo gjë që çdo i ri të ketë bekimin zotit, të ketë punën dhe të shpalosë talentit e tij.
Në shqipëri programimi i lirisë së qytetarëve shënoi uljen e papunësisë. Shtroni dhe pyetjen tjetër. Sa vende pune u shpëtuan nga shkatërrimi duke mbrojtur shqipërinë nga kriza. Më lejoni t'ju garantoj ju se papunësia e të rinjve është brenga jonë shpirtërore. Katër vitet që vijnë do jenë vitet e punësimin më të madh të të rinjve në historinë e vendit. Së bashku hoqëm çdo lloj detyrimi për çdo të ri të punësuar. Së bashku t...

Recommended