Rama në Vienë,"mikpritje sa s'ka më mirë" nga Presidenti austriak

  • 9 years ago
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka udhëtuar sot drejt Vienës, në Austri, ku është ulur në një drekë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier. Kryefjala e takimit duket se kanë qënë zgjedhjet në Shqipëri dhe problemet e krijuara kohët e fundit. Vetë Rama ka shënuar në Fb se për çfarë kanë diskutuar, " zgjedhjet si provë për Shqipërinë dhe kriza e KQZ-së".

Në këtë takim presidenti i Austrisë dhe lideri i opozitës Edi Rama kanë ndarë mendime lidhur me situatën politike parazgjedhore në Shqipëri. Në këtë bisedë vëmendja është përqendruar tek klima parazgjedhore në vend dhe çështja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Presidenti i Republikës së Austrisë u shpreh mbi domosdoshmërinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Një tjetër çështje e bisedës mes Kryetarit të Partisë Socialiste Rama dhe Presidenti i Austrisë Fischer ishte edhe arritja e marrëveshjes Kosovë Serbi dhe dialogu i vendosur mes dy shteteve. Nga të dy bashkëbiseduesit arritja e marrëveshjes u vlerësua fort, si një faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

Kryetari Rama e njohu Presidentin Fischer me Programin për një Rilindje Shqiptare, duke vënë theksin te rëndësia e ndryshimit të modelit qeverisës dhe ekonomik për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, të vendit, në të gjitha fushat.

Bashkëpunimi me Austrinë, për Kryetarin Rama, siç u shpreh edhe gjatë këtij takimi, është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Po ashtu, Edi Rama i ka bërë një ftesë investitorëve austriakë që të rikthejnë vëmendjen nga Shqipëria, sepse pas 24 qershorit qeveria e re e majtë do të mundësojë një klimë të favorshme ndaj biznesit duke vendosur standarde europiane të konkurrencës dhe të zbatimit të ligjit.

Po sot, kryesocialisti është pritur, siç deklaron ai vetë, "në një takim të paharrueshëm me një zotëri të madh, Presidentin austriak Heinz Fischer, mik i mirë i Shqipërisë, që më mikpriti si s'ka më mirë".

Recommended