Tiranë, Kombinat-Kinostudio nga sot linja e re e autobusëve

  • 9 years ago
Nga sot 10 milionë pasagjerë në vit të linjës Kombinat-Kinostudio do të lëvizin me autobusë të rinj. Vetë Kryetari i bashkisë së Tiranës hipi në një prej këtyre autobusëve për tu ndalur në Rrugën e Kavajës ku do të merrte pjesë në një ceremoni në Kishën Katolike me rastin e 20-vjetorit të vizitës së Papa Gjon Palit të Dytë në Shqipëri.

"Këto autobusë do tu vihen në shërbim 10 milionë passagjerë në vit të linjës Kombinat-Kinostudio. Kjo është një ditë e veçantë për Bashkinë e Tiranës, se përmbushëm premtimin për zëvendësimin e linjës ekzsistuese aspak praktike të Tiranës, me autobusë të rinj të sapo ardhur e të licensuar nga Bashkia. Këto janë autobusët e rinj, që do të zëvendësojnë ata të vjetrit me kushte shumë të këqija të linjës Kombinat-Qendër-Kinostudio. "- tha Basha. Linjas është privatizuar nga kompania "Shaga Trans"

Kjo linjë urbane shtetërore kishte autobusë shumë të vjetër dhe jashtë standardi për një udhëtim brenda qytetit, ndërsa Bashkia e Tiranës i ka zëvendësuar ata me të rinj dhe bashkëkohorë. Kjo i ofron qytetarëve një udhëtim më komod

Recommended