Berisha: Rama si Nastradini, jo i përrallave por burri në krye të PS

  • 9 years ago
Përfundimi i rrugës Arbrit dhe Boshtit të dytë të jugut janë prioritet i kësaj mazhorance qeverisëse gjatë dy viteve të para nëse shqiptarët me 23 qershor i besojnë një mandat të tretë.

Premtimi është bërë nga kryemistri i vendit, Sali Berisha gjatë inspektimit të punimeve në segmentin Ura e Brarit -- hyrja e Tunelit Qafë Murriz, pjesë e rrugës së Arbrit.
Ndërsa tregoi të mirat që sjell për banorët e zonave përreth Berisha nuk kurseu kritikat dhe ironinë ndaj liderit të opozitës.

"Ju e dëgjuat, shkoi në Peshkopi dhe u tha: do ta ndërtojmë ne rrugën e Arbrit. Le t'i shtrojmë disa pyetje. Në qoftë se projekti i rrugës së Arbrit vërtetë të dukej një projekt për t'u mbështetur, me çfarë morali detyrove deputetët e tu që të votojnë kundër buxhetit të kësaj rruge, çdo vit, nga fillimi i saj deri në vitin në vazhdim? Cila ishte ajo forcë negative shpirtërore, ai përçmim për banorët e këtyre zonave, që të jepte zemër të votoje kundër këtij buxheti? Siç keni vënë re, ai po shëtit si një sinonim i Nastradinit. Mirëpo Nastradini është një burrë në përrallë, në barsoletë, ndërsa ky është një Nastradin në krye të Partisë Socialiste."- tha Berisha.

Ndër të tjera kryemistri Berisha u shpreh se kjo rrugë do të ketë një impkat të jashtëzakonshëm në rritjen e marrëdhënieve tregtarë mes vendit tonë dhe Maqedonisë

Recommended