Pushteti nuk heq dorë nga qëndrimi se digjitalizimi i televizioneve doemos duhet të fillojë nga 1 qershori. Ministri për shoqëri informatike është i bindur se të gjithë do të digjitalizohen deri në këtë datë edhe përkundër paralajmërimeve të mediave se kjo do të thotë goditje të fuqishme financiare për ta, me rregulla të reja dhe të pasakta të lojës, për çka mbetet e pa qartë se cilat media dhe si do të mbeten në treg pas një qershorit. Megjithatë, Ivanovski nuk është i brengosur për paralajmërimet e këtilla dhe i porositë të gjithë ata që nuk do të digjitalizohen të kërkojnë leje të re, në vend të kombëtares të marrin satelitore ose kabllore.
"Ne jemi të mendimit se të gjitha televizionet nacionale do të digjitalizohen", tha Ivo Ivanovski, ministër për Shoqëri Informatike.
Çka nëse kjo nuk ndodhë?
"Ata që nuk do të digjitalizohen kanë opsionin të përhershëm të kalojnë që të emetohen përmes operatorit kabllor ose operatorit satelitor me atë që do të kërkojnë leje të re nga Këshilli për radiodifuzion", përgjigjet Ivanovski.
Ivanovski i cili vendosi sot të flasë para kamerë së ALSAT M, një ditë më herët u shpall si jokompetent për procesin e digjitalizimit dhe refuzoi të japë përgjigje pyetjeve tona me shkrim, duke na drejtuar tek Agjencia për komunikime elektronike.
Ministër, Alsat Ju dërgoi pyetje lidhur me digjitalizimin, mirëpo Ju u shpallët jokompetent për këtë proces ndonëse pikërisht ju e zbatoni. Pse e shpallët veten jokompetent?"
"Nëse mund t'i përsëritni pyetjet", shprehet Ivo Ivanovski, ministër për Shoqëri Informatike.
"Pse shpejtohet me zbatimin e digjitalizimit deri në vitin 2013, dhe a kemi marrë përsipër ndonjë obligim, gjegjësisht nëse do të paguanim gjoba nëse nuk e zbatojmë digjitalizimin deri në vitin 2013?
"Nuk shpejtohet, Qeveria këtë plan e miratoi në vitin 2008 dhe 5 vjet mjaftojnë për përgatitje për të gjitha televizionet kombëtare dhe lokale. Ka një numër të madh të përfitimeve nga ky proces i digjitalizimit me atë që përmirësohet cilësia e shërbimeve televizive, rritet numri i shërbimeve televizive me atë që qytetarët do të fitojnë fotografi më cilësore dhe numër më të madh të opsioneve", deklaroi Ivo Ivanovski, ministër për Shoqëri Informatike.
Por, ministri megjithatë evitoi përgjigjen nëse vendi ka marrë ndonjë obligim dhe do të paguajë gjoba nëse nuk e zbaton procesin e digjitalizimit deri më një qershor të këtij viti, duke marrë parasysh se sipas Konferencës së Gjenevës, afati përfundimtar për digjitalizim është korriku i vitit 2015, deri kur praktikisht edhe pjesa më e madhe e televizioneve kombëtare në vend kanë leje të plotfuqishme për sinjal analog. Natasha Stojanovska

Category
📺
TV