TIRANË -- Mbi 40 këshilltarë vendorë të PDIU-së largohen në mënyrë të parevokueshme nga postet e tyre për t'iu bashkuar Aleancës Popullore të drejtuar nga Artur Dojaka. Jo më shumë se një ditë pas nënshkrimit të koalicionit të kësaj aleance me PS-në, fillojnë rrjedhjet nga partia e parë përfaqësuese e çamëve, e cila lidhi aleancën me Partinë Demokratike.
Mehmet Musai, në emër të një grupi këshilltarësh lokalë të PDIU-së, tha se kemi vendosur të japim dorëheqjen e parevokueshme si përfaqësues të PDIU-së në pushtetin vendor, të zhgënjyer nga performanca politike e kësaj partie, për shkak të mosmbajtjes së angazhimeve elektorale, talljes me Rezolutën e Çamërisë, për shkak të prindërve të tyre, që mbeten jashtë kufijve grekë prej toponimeve që kanë në të shkruara në pasaporta, korrupsionit që ka mbërthyer këtë parti, abandonimit, pas kontributit të dhënë prej nesh".
Comments