Kodheli-Shrefedin Shehut: Erdhe në Tiranë me pantallona shajaku

  • 9 years ago
IRANE - Komisioni i Ekonomisë është përfshirë nga debate e fyerje mes opozitës dhe drejtorit të Përgjithshëm të Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit ku po diskutoheshin ndryshimet në këtë ligj. Deputetja Mimi Kodheli kërkoi shpjegime për evazionin fiskal që vjen nga lojrat e fatit, po ashtu edhe deputeti Erjon Braçe ka bërë një sërë pyetjesh, por përgjigjia e përfaqësuesit të Ministrisë së Financave ka nxitur që debatet të degjenerojnë deri në fyerje.

Kodheli: A dini të më thoni sa është afërsisht evazioni fiskal në këtë aktivitet? Mua më rezulton që në këtë fushë evazioni është mbresëlënës .
Brace: S'i do e kontrolloni fluksin e lojrave dhe parave të luajtura ne internet ? A keni identifikuar kompani shqiptare apo të huaja që në Shqipëri organizojnë lojra fati në internet?
Drejtori i mbikëqyrjes të lojrave të fatit në Ministrinë e Financave : Rritja e te ardhurave tatimore tregon rënie të ndjeshme të evazionit fiskal. Nuk kemi rritje të xhiros dhe të aktivitetit të lojrave.
Brace: Kur Kodheli pyet se sa është norma e evazionit fiscal ai duhet të përgjigjet (i drejtohet Shehut, i cili ndërhyn)
Sherefedin Shehu: Po të përgjigjet (e ka fjalën për zyrtarin e Ministrisë)
Braçe i drejtohet përfaqësuesit të ministrisë : S'kam nevojë fare, mos mu përgjigj mua. Boll mu zgërdhive.. je taman takëmi i atyre. (zyrtari i ministrisë qesh nën buzë)
Shehu i drejtohet Kodhelit: Vjen me thashethemet e PS-së e na i sjell në tavolinë
Kodheli: Ik e merru me thashethemet e PD-së, matem unë me ty, jo mi zemër kur ker ardhur ti në Tiranë me pantallona shajaku
Shehu: Ti ke qenë maje malit atje.

Ardhja e një zyrtari të ministrisë së Financave në komision është shfrytëzuar nga deputetët e opozitës për t'i ngritur pyetjen se sa është evazioni fiskal.

Drejtori i mbikëqyrjes së lojrave të fatit në Ministrinë e Financave është përgjigjur me pyetje duke i thënë: Më thoni sa është evazioni, tjua them unë saktë shifrën. Këtu ka nisur dhe debati me sharje e ofendime. Në fund pr/ligji kaloi vetëm me votat e mazhorancës.

Megjithë debatet e ndërjsellta komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimet dhe shtesat në ligjin e lojrave të fatit vetëm me votat e mazhorancës, ku parashikohet që të taksohen lojrat online që deri tani nuk kontrolloheshin si edhe mos lejimin e ndërtimit të lojrave të fatit pranë bankave. Po ashtu komisioni miratoi edhe projektligjin për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të thesarit . (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended