Berisha me të rinjtë e Petrelës, leksione kundër opozitës

  • 9 years ago
Kryeministri Berisha ka risulmuar opozitën për mosmiratimin e tre ligjeve, që sipas tij bllokuan integrimin e Shqipërise në familjen europiane .

Gjatë një bashkëbisedimi me maturantë të gjimnazit "Ibrahim Hasmema" të Petrelës, kreu i Qeverisë u shpreh se Partia Socialiste vuri prioritet interesat e veta personale, duke e mbajtur popullin peng dhe për këtë bllokim, përgjigjen do t'ia japë populli në zgjedhjet parlamentare.

Kryeministri Berisha u tha të rinjve se do të jenë në qëndër të programit të Partisë Demokratike, ndërsa u premtoi të rinjve se do të aplikojë dy forma kredie për shkollimin dhe punësimin e tyre. Sipas Berishës, Qeveria do të mundësojë kredi për të rinjtë për të përballuar kostot e universitetit dhe shlyerjen e kësaj kredie pas nj ose dy viti pune.
Berisha u ka rrëfyer të rinjve, edhe copëza nga fëmijeria e tij e në përfundim, i ka këshilluar të rinjtë të lexojnë sa më shumë letërsi shqipe.

Recommended