Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Arritjet e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO, ishte tema e debatit të sotëm në takimin që ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi realizoi me përfaqësuesit e Kuvendit Parlamentar të NATO-s. Me këtë rast Xhaferi shprehu gatishmërinë që ti del në pah çdo sfide apo çdo kërkese të NATO-s. Ai madje përmendi e dhe rolin dhe kontributin e ARM-së në misionet paqësore. Xhaferi gjithashtu u përgjigj edhe në pyetjet të cilat i parashtruan përfaqësuesit e Kuvendit parlamentar të NATO-s. Ndër to edhe ajo se si i ka përballuar Ministria e Mbrojtjes incidentet e fundit që në një farë forme kishin si pikënisje edhe emërimin e Xhaferit në krye të Mbrojtjes si dhe koalicionet zgjedhore etnike, që dolën nga dy subjekte që në dhjetor kishin një përplasje të fuqishme mes vete.

"Personalisht ju jeni në një situatë unikate e cila ju mundëson që të përgjigjeni në pyetjen rreth rritjes së tensioneve etnike në Maqedoni. Ishim të befasuar kur dëgjuam për parti të cilat politikisht janë shumë larg njëra tjetrës,bëhet fjalë për LSDM-në e cila u dëbua nga parlamenti në dhjetor, dhe pikërisht kjo parti u bë bashkë me partinë në pushtet për qëllim të zgjedhjeve lokale që paraqet koalicion etnik në vend të atij politik", tha Lord Jopling, Kuvendi parlamentar i NATO-s.

"Është fakt që në Republikën e Maqedonisë ka momente kur tensionet ndëretnike janë në shkallë të rritjes. Ajo që mund ta them se asnjë prej situatave paraprake që kanë pas të bëjnë me tensionimet ndëretnike në RM, në ministrin e mbrojtjes dhe ARM nuk është reflektuar dhe nuk ka ndikuar negativisht në raportet e pjesëtarëve të ministrisë së mbrojtjes dhe të armatës brenda për brenda dhe këtë unë mund ta them dhe ta theksoj si element pozitiv që ministria ka qenë e izoluar prej ndikimeve nga jashtë, për faktin që menaxhimi me te është bërë në mënyrë të duhur", deklaroi Talat Xhaferri, ministër i Mbrojtjes.

Xhaferi gjithashtu u përgjigj lidhur me korrupsion brenda MM-së dhe ARM-së, ku tha se kjo dukuri është prezentë por në nivel më të ulët. Përfaqësuesit e Kuvendit parlamentarë të NATO-s ishin kureshtarë edhe për marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, për të cilën ministri Xhaferri tha se është përshëndetur dhe mirëpritur nga të gjithë faktorët relevant si në Kosovë po ashtu edhe në Maqedoni. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended