Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
As tek qeveria e as tek Agjencia e komunikimeve elektronike nuk dëgjojnë reagimet e mediumeve nacionale dhe lokale të cilët haptas vunë në dukje se mënyra sesi zbatohet digjitalizimi, është në dëm të biznesit mediatik, por edhe në dëm të qytetarëve. "Nëse pushteti e zbaton digjitalizimin, ashtu siç synon dhe në afatin që dëshiron, atëherë mbetet e pasigurt sa dhe cilat mediume do të emitojnë program pas 1 qershorit", theksuan një pjesë e përfaqësuesve të mediumeve elektronike. Por, edhe përkundër reagimeve të pjesëmarrësve në biznesin mediatik, të cilëve u imponohen rregulla të reja joprecize për lojë, të përgatitura pa ndonjë analizë përkatëse të tregut, dhe me rritje enorme të harxhimeve- qeveria është e vendosur, digjitalizimi starton prej 1 qershori. Habit edhe fakti, se përse Ministria e shoqërisë informatike dhe Agjencia e komunikimeve elektronike shpejtojnë për ta zbatuar digjitalizimin në Maqedoni pikërisht nga 1 qershori, kur dihet se sipas Konferencës së Gjenevës, ky proces duhet të përfundojë deri në korrik të vitit 2015. Kjo edhe më tepër habit se pjesa më e madhe e televizioneve nacionale në vend, lejet e punës i kanë pikërisht deri në vitin 2015 dhe lejet e tyre për punë janë me sinjal analog. Megjithatë, pushteti nuk heq dorë nga qëllimi i tyre, kështu që pasi nuk arritën që digjitalizimin ta bëjnë me miratimin e ligjit për mediume që është shtyrë, përgatisin ndryshime të ligjit ekzistues për radiodifuzion dhe tentojnë me procedurë të përshpejtuar t'i miratojë në Kuvend. Edhe në këtë tentim, ekspertët e të drejtës Kushtetuese shohin keqpërdorim të instrumentit për miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtër dhe të përshpejtuar. Për më tepër, njeriu i parë i Qendrës për zhvillim të mediumeve, Roberto Beliçanec theksoi se në sektorin në të cilin deri tani nuk ka pasur monopol, tani Agjencia e komunikimeve elektronike e krijoi atë, më atë që krijon situatë në të cilën vetëm një operator do ta zbatojë procesin e digjitalizimit pa iu mundësuar televizioneve kushte për zgjedhje. Nga Qendra për zhvillimin e mediumeve, gjithashtu thonë se kjo edhe më shumë e ndërlikon procesin kaotik të digjitalizimit, sepse më vonë, Agjencia e komunikimeve elektronike, vështirë do mundet ta kontrolloje sjelljen monopoliste të operatorit në treg. Natasha Stojanovska

Category

📺
TV
Comments

Recommended