Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
KINE - Kamerat e sigurisë kanë filmuar një panda duke u mbajtur në pemë në momentin kur një tërmet i fuqishëm godititi të shtunën pjesën jugperëndimore të Kinës.

Përgjegjësi i kopshtit zoologjik në provincën Sichuan tha se lëkundjet e tërmetit ishin aq të forta sa pandat u frikësuan shumë. Madje njëra prej tyre e përfshirë nga paniku u përpoq të ngjitej në pemë dhe qëndroi për një kohë të gjatë.

"Për fatin e mirë nuk ka raportime për lëndime të pandave vetëm se duhet pak kohe, që ata të qetësohen", - shtoi përgjegjësi i kopshtit zoologjik.

Kujdestarët e kopshtit zologjik po përpiqen, që pandat të rikthehen përsëri në normalitet, pas panikut të tërmetit për t'u ndier të lumtura me ushqimin e tyre, bambu.

Panda është një kafshë, që simbolizon paqen në Kinë dhe është konsideruar një specie në zhdukje nga Fondi Botëror i Kafshëve të Egra.

Tërmeti i fuqishëm me magnidutë 7 ballë e shkallës Rihter, që goditi pjesën jug-perëndimore të Kinës shkaktoi vdekjen e qindra personave dhe mijëra të tjerë mbetën të lënduar.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Category

📺
TV

Recommended