PS-LSI bashkohen në "Aleancën për Shqipërinë Europiane" /

  • 9 years ago
Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u bashkuan sot në kuadrin e "Aleancës për Shqipërinë Europiane". Kryetarët e dy partive. Edi Rama dhe Ilir Meta, nënshkruan sëbashku marrëveshjen politike të koalicionit parazgjedhor në Shkodër, gjatë zhvillimit të Konferencës Rajonale të Partive Socialiste Europiane. Të dy kryetarët, Meta dhe Rama vlerësuan rëndësinë e një politike të re, e cila bashkon miqtë dhe armiqtë, që sheshon konfliktet shekullore, që sheh përpara drejt demokracisë. Të dy ata falenderuan miqtë nga Europa, që me ndikimin e tyre bënë të mundur bashkimin e dy partive më të mëdha të së majtës shqiptare.

Marrëveshja PS-LSI u bazua mbi Kartën e Parimeve, në të cilën thuhet: "PS dhe LSI, me shqetësimin e përbashkët të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri, me bindjen se institucionet e pavarura janë kthyer në zgjatime të partisë në pushtet, me bindjes së nevojitet rotacioni politik dhe me vetëdijen e përbashkët të integrimit të Shqipërisë në familjen europiane, me vullnetin e përbashkët se do sjellin reformat ë thella, me qëllimin e përbashkët për t'i dhënë Shqipërisë një rol aktiv në marrëdhëniet me Kosovën,vendosin të bashkohen në kuadrin e "Aleancës për Shqipërinë Europiane" duke garantuar një bashkëpunim strategjik, programor dhe politik, një bashkëpunim afatgjatë, si: 1) anëtarësimin e Shqipërisë ne BE brenda dy mandateve qeverisëse; 2) vizion europianizues duke lëne pas nacionalizimin;
3) respektimin e Kushtetutës; 4) qasje e re e opozitës në parlament; 5) kohezion të brendshëm për pavarësinë e institucioneve; 6) garantimin e lirive të opozitës;
7) ndarje e re e punëve mes legjislativit dhe ekzekutivit; 8) organizim të drejtësisë; 9) politikë të re për rininë; 10) angazhim ndaj sipërmarrësve; 11) politikë të re për punësimin e grave; 12) heqjen e një sërë taksave; 13) zgjidhjen e çështjes së pronave; 14) vëmendje ndaj barazisë gjinore etj.

Para nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, kryetari i PS-së, Rama, u deklaroi miqve socialistë dhe socialdemokratë, të ardhur nga Europa: "15 vjet më parë ne kemi qënë në luftë dhe kjo sallë do të dukej si fantazi e çmendur. Por ka ndodhur një ndryshim marramendës, sepse ja tek jemi këtu si njerëz të ardhur nga zonat e një konflikti që dukej i pambarimtë për Ballkanin dhe me finalizimin e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, shënon përfundimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Pra, në harkun e jetës sonë ne bëmë ndryshime të pamundura dhe në shekuj. Jemi këtu, pra, si mishërim i shembullit të jashtëzakonshëm të fuqisë së politikës për të ndryshuar gjërat". Ndërsa, pas nënshkrimit të saj, Rama shkroi në Fb: "Konferenca e PES për Ballkanin, një sukses i plotë dhe fillimi zyrtarisht edhe i rrugës së përbashkët të PS-LSI drejt fitores së 23 Qershorit".

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, iu drejtua miqve europianë me fjalët se "edhe pse jemi vend anëtar i NATO, kemi probleme shqetësuese me standartet e zgjedhjeve dhe kjo është e papranueshme. Ne nuk do tolerojmë që Shqipëri...