Ankth në Holandë, një nxënës kërcënon për vrasje masive

  • 9 years ago
Policia holandeze ka arrestuar një ish-nxënës të "British School" në Voorschoten, pasi më parë kishte kërcënuar se do kryente vrasje në masë.
"Do të vras mësuesin e gjuhës holandeze dhe sa më shumë studentë që të mundem",- thuhej në tekstin e shkruar anglisht në në një faqe interneti, pa u cilësuar se në të cilën shkollë.
Më shumë se 20 shkolla në qytetin holandez të Leiden-it qëndruan të mbyllura gjatë ditës së hënë, për shkak të kërcënimeve të tij. Vendimi për të mbyllur shkollat u mor në konsultim me kryetarin e bashkisë, prokurorinë dhe policinë, bëri të ditur një korrespondent i BBC-së. "Mund të jetë një shaka e ligë, por ne nuk duam të ndërmarrim asnjë risk", - u shpreh kryebashkiaku i qytetit.
Ndërkohë policia po heton se cili është shkaku që e nxiti të riun për të vepruar në këtë mënyrë.

Recommended