Burg për borxhlinjtë në Greqi, që i detyrohen mbi 5 mijë euro shtetit

  • 9 years ago
Në qoftëse ke 5 mijë euro borxh shtetit, rrezikon deri një vit burg. Ky është plani i ri i qeverisë greke që po kërkon të rekuperojë fondet dhe për të përdorur kazermat ushtarake si qeli, për ata që i kanë borxh shtetit. Lajmi është bërë i ditur nga nga zëvëndësministri i Brendshëm, Kostas Karagkounis, gjatë një seance parlamentare.
Ligji, i cili është diskutuar në shkurt, parashikon se brenda 4 muajve, nëse një person që i ka borxh shtetit mbi 5 mijë euro, rrezikon deri një vit me burg.
Sipas disa zërave është thjesht një provokim dhe një mënyrë për të frikësuar qytetarët duke i shtyrë që të paguajnë borxhet. Por javën e kaluar Karagkounis ka konfirmuar që projekti do të vazhdojë përpara.

Recommended