Topi pas takimit me Arvizu: Nesër flasim për koalicionet

  • 9 years ago
Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, është takuar me ambasadorin amerikan Arvizu në një nga lokalet e qëndrës së Tiranës. Takimi ndodh një ditë para se të përfundojë afati i regjistrimit të koalicioneve në KQZ.
Pas takimit, Topi tha se ishte një bisedë pune me Ambasadorin Arvizu. I pyetur nga gazetarët për koalicionet e mundshme të FRD-së, Topi u shpreh: "Le t'ja lëmë ditës së nesërme meqë është afati i fundit për t'ju njoftuar për aleancat"
Kryetari i Frymës së Re Demokratike komentoi gjithashtu edhe për ngërçin në KQZ. Ai tha se pas miratimit në Parlament, KQZ-ja nuk mund të ndryshohet.
Në KQZ-në aktuale nuk ka kush të mbrojë interesat e partive që nuk kanë komisioner.
Kurse Ambasadori Arvizu pranoi se bashkëbisedimi ndërmjet tij dhe Topit kishte të bënte me koalicionet e mundshme.
Deri më sot, kryetari i FRD-së ka deklaruar se nuk do bëjë aleancë me partitë e vjetra, megjithëse deri më sot nuk i është bërë ftesë nga ndonjë prej partive të mëdha.

Recommended