Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Me propozim-ligjin për mediat, Qeveria përzihet drejtpërdrejt në rregullimin e marrëdhënieve në redaksi. Kështu u tha sot në debatin kushtuar draftit në fjalë. Sipas kryetarit të SHGM-së Naser Selmani, një pjesë e zgjidhjeve të këtij pr/ligji janë skandaloze dhe bien ndesh me rekomandimet e Komisionit Evropian. Ndërkaq, në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Qeveria i detyron mediat dhe gazetarët të bëjnë auto-censurë, veçanërisht kur informojnë për tema qeveritare.

"Me përgjegjësi më të madhe, pohoj se në këtë pr/ligj, pak ose aspak fare, nuk ka zgjidhje për kritikat serioze dhe të vazhdueshme të Komisionit Evropian për gjendjen e lirisë së shprehjes dhe lirinë e mediave", u shpreh Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Propozim-ligji, sipas shumicës së pjesëmarrësve në debatin e sotëm, e vendos gazetarinë në kthetrat e politikës dhe biznesit, dhe godet veçanërisht, gazetarinë investiguese.

"Vërejtje më serioze e BE-së është ajo që mediat në Maqedoni punojnë nën presion politik dhe se pronësia e medias ka lidhje të fuqishme politike. Cila është përgjigjja e Qeverisë përmes këtij ligji? Përgjigjja është asgjë. E përshkruan nenin e vjetër të ligjit për veprimtari radiodifuzive në të cilin partia politike nuk mund të ketë media, por një lider i partisë politike mundet. Nëse është ashtu, atëherë le t'u jepet edhe partive, e drejta që të kenë media dhe së paku do të kemi situatë të pastër. Do të dimë se të kujt janë ato media", tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Një tjetër problem shtesë, sipas këtij projektiligji, do të përbëjë formimi i agjencisë së re, e cila duhet të rezultojë nga Këshilli i tanishëm për radiodifuzion, dhe që do të kontrollojë jo vetëm punën e mediave elektronike, por edhe të atyre të shtypura dhe të internetit. Kjo Agjenci, në të ardhmen do të jetë Ministri e fuqishme, ose një mostër me fuqi të pakufizuar, sipas një pjesë të gazetarëve. Në këto momente, miratimi i ligjit të ri është anuluar për dy muaj. Gjatë kësaj kohe, gazetarët duhet të paraqesin vërejtjet dhe rekomandimet e tyre, rreth ndryshimit të tij. Natasha Stojanovska

Category

📺
TV

Recommended