Novosellë, banorët protestojnë kundër gjobave

  • 9 years ago
Disa banorë të fshatit Novosellë 2 të Komunës së Bogovinës kanë protestuar sot para dyerve të njësisë rajonale të Pyjeve të Maqedonisë, në Leshnica. Ata denoncuan rojën e pyllit, i cili sipas banorëve, iu cakton gjoba nga 3 000 euro e më shumë, pa qenë edhe prezent për ndonjë veprim kundërvajtës. Sipas banorëve, ka raste kur ndonjë person, i cili ka prerë dru që në vitin 2012, i mbërrin sot gjoba në shtëpi.

"Jemi këtu për të protestuar kundër pylltarit që nuk është i punësuar në ata vende andej, por me një depo të njësisë Leshnica, i cili padrejtësisht shqipton dënime marramendëse e që nuk janë të vërteta. Dënim prej 3.500 euro iu ka bë popullatës ja dënimi. Haqim Ramadani i bën pylltar është. Hasret janë populli të pastrojnë arat e tyre, e shef me kali dhe i shqipton dënim".

"Dënim kam, plus i kam fletat që kam paguar në 2011 dhe në 2012, e tash për çka është ky dëmin as unë vet nuk e kuptoj. Jo vetëm mu 18 persona jemi në Novosellë dhe 6 janë në Urviç. Ne duam ta dimë se për çka revanshohet ky ndaj popullatës në Novosellë".

"Unë kam 7 000 euro dënim, më thonë që më kanë zënë tub art dru, un nuk kam as gomar e as kalë, më ka do i sjelli ato drunjtë".

Banorët paralajmërojnë vazhdimin e protestave deri në anulimin e gjobave të tilla.

"Protestat do i vazhdojmë, mu më ka bë dënim 7.000 euro e unë nuk kam bë asgjë".

Nga ana tjetër, drejtori i njësisë rajonale të Pyjeve të Maqedonisë në Leshnicë, Tërpe Misajlloski, tha për ALSAT se do të takojë banorët e Novosellës 2, që kanë ankesa të tilla, dhe nesër do të dalë me qëndrimin zyrtar mbi këto gjoba. Bashkim Sulejmani

Recommended