KE nis negociatat me Kosovën për MSA, Serbia hyn në BE

  • 9 years ago
Komisioni Evropian, miratoi sot propozimin që Serbisë t'i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës atë të fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

"Komisioni Evropian sapo miratoi rekomandimin për vendet anëtare për të filluar negociatat për Marrëveshjen e stabilizim asocimit për Kosovën, shkruan në rrjetin Twitter, komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle rreth orës 11:15 minuta. Ndërsa i hapet drita jeshile për fillimin e bisedimeve me Serbinë për të hyrë në BE.

Vendimi i Komisionit Europian është njoftuar nga vetë Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Stefan Fyle nëpërmjet rrjetit social në Twitter.

"Komisioni i propozon Këshillit Europian që të hapë negociatat për MSA-në me Kosovën! Hap i parë në këtë udhëtim të bukur", shkruan ministrja e Kosovës për Integrime Europiane, Vlora Çitaku.

Vendimi i Komisionit Europian erdhi vetëm pak minuta pasi nga Prishtina dhe Beogradi Ashton mori konfirmimin se të dy shtetet kishin miratuar marrëveshjen.

Të premten (19 prill) Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje që u siguron serbëve në komunat veriore përgjegjësi në fushën e policisë dhe gjyqësisë. Marrëveshja thuhet se i hap rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, që është kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane

Recommended