Rama: Me PBDNJ bashkë në aleancën Shqipëria europiane

  • 9 years ago
Në orën 11: 40 kryetari i PS-së Edi Rama dhe Vangjel Dule dolën në një konferencë për shtyp për të zyrtarizuar firmosjen e marrëveshjes së koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Europiane". Rama tha se ky koalicion do të vazhdojë të zgjerohet.

"Raportet tona me PBDNJ flet historia e afërt dhe më e largët, tradita e një miqësie fqinjësie të mirë dhe një marrëdhënie të mirë të mbështetur në respektin reciprok. Jam shumë i kënaqur që me mikun e kolegun tim Vangjel Dule, kreu i PBDNJ kemi dakordësuar që të hyjmë së bashku në koalicionin aleanca për Shqipërinë Europiane"- tha Rama.

DULE: BASHKE PER ROTACIONIN E NEVOJSHEM
"Jemi sot në konkludim të bisedimeve për bashkëpunim me PS. Bashkëpunimi ynë nuk ka filluar rishtazi por është një bashkëpunim prej vitesh. Kjo na bën të sigurtë. Njohim mirë njëri tjetrin si forca politike, pikat që na bashkojnë sikur dasitë dhe vështirësitë që mund të kemi pasur në të shkuarën. Pas 4 vitesh opozitë me vizion e objektiva të qarta është momenti më kulmor që për vendin Shqipërinë, dhe qytetarët të realizohet rotacioni, si qëllim në vetvete por për t'i hapur vendit perspektivën në BE. Ky bashkëpunim do të ketë kontributin e vet dhe nga ana jonë.

Recommended