Maqedonia me kapacitet për tregun e Ballkanit

  • 9 years ago
Frutat, perimet si dhe përpunimet e tyre nga Maqedonia kërkohen në tregun e Serbisë si dhe vendet tjera të ish-Jugosllavisë. Kompanitë vendore duhet të fokusohen në eksportin e prodhimeve të Maqedonisë në tregjet e rajonit, porositi eksperti i marketingut dhe shitjes, Milan Dimitrijeviq. Domatet, trangujt e shijshme, pastaj ajvari nga Maqedonia mund të sjellin një fitim të mirë dhe derdhje më të madhe të mjeteve në arkën e shtetit.

"Në Serbi, prodhimet maqedonase janë shumë të kërkuara dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet. Mendimi im personal është se prodhimet e juaja nuk janë të mjaftueshme në tregun e Serbisë. Keni një përparësi të madhe që pak e përdorni, kurse ajo është plasmani i frutave dhe perimeve të shëndetshme, si dhe përpunimet e tyre që mund të shiten në tregjet e ish republikave jugosllave", tha Miljan Dimitrijeviq, konsulent i marketingut dhe shitjes.

Përveç shijes së mirë, vendimtare për çdo shitje të produkteve është edhe paketimi, por edhe sistemimi i tyre në dyqaneve. Sipas agjentëve të marketingut, kompani që produktet e tyre i renditin në një vend, kurse njëkohësisht ofrojnë edhe zbritje dhe lirime apo dhurata me produktin e blerë, që gjithmonë kanë qenë të kërkuar nga të tjerët.

"Pavarësisht nga fuqia blerëse e qytetarëve, tek ne mbizotëron tradita. Ato produkte tona që janë në markete dhe janë të njëjtë, dukshëm janë të renditur, kurse kanë vlerë të shtuar, ato shiten mirë", deklaroi Kata Tomeska, menaxhere e furnizimit.

Ndryshe, sot 14 prodhues të ushqimit dhe të produkteve, si dhe importuesit e mallrave nga vendi dhe bota e jashtme, bënë gara për titullin: "Merçendaizerët më të mirë" në Maqedoni në vitin 2013. Verica Pavlloska

Recommended