Votimi në Qendër pa probleme

  • 9 years ago
Votimi në Komunën Qendër po rrjedh qetë dhe pa incidente në të gjitha 28 vendvotimet të cilat janë hapur me kohë dhe deri tani nuk është raportuar për parregullsi. Por, sipas disa portaleve informative, mbrëmë rreth dy orë pas mesnate janë vërejtur njerëz të panjohur në disa vendvotime në Qendër. Disa vetura janë parë të parkuara para vendvotimit në Shtëpinë e fëmijëve pa prindër "11 tetori" në Kapishtec. Qytetarët e Qendrës kanë shprehur shqetësime se qëllimi i hyrjes në këto vendvotime gjatë natës mund të jetë manipulimi zgjedhor. Ndërkohë sa i përket rrjedhës së sotme të procesit zgjedhor drejtuesit e vendvotimeve dhe qytetarët e anketuar thonë se procesi zgjedhor po zhvillohet në atmosferë demokratike

"Votimi po shkon shkëlqyeshëm. Ky është vendvotimi 2845 në Qendër. Deri tani pa probleme. Vendvotimi është hapur në kohë, në ora 7, dhe deri tani nuk ka probleme", tha Nënkryetarja e vendvotimit 2845.

"Vendvotimi 2843 u hap në ora 7, zgjedhjet po rrjedhin në rregull, shpresoj se deri në fund të ditës nuk do të ketë incidente, e as probleme apo parregullsi tjera. Pjesëmarrja është e pritshme, ndoshta pak më e dobët se rrethin e kaluar zgjedhor", deklaroi Kryetare e vendvotimit 2843.
Qytetarët shprehen të kënaqur me rrjedhën e qetë të zgjedhjeve dhe atmosferën e relaksuar.

"Mendoj se mirë. Ne tani dolëm, por mendoj se po shkon mirë. Duhet të jetë në rregull sepse jemi maqedonas. Unë kështu mendoj".
"Votimi po shkon zakonshëm, normalisht, denjësisht, bukur..."
"Mendoj se gjithçka është në rregull, nuk ka probleme, siç e shoh gjithçka është mirë".

Të drejtën e votës gjatë rivotimit të sotëm në komunën e Qendër e kanë 22 mijë e 939 qytetarë të cilët po votojnë për të tretën herë për shkak të anulimit të rezultatit zgjedhor nga ana e Gjykatës Administrative. Benjamin Arifi

Recommended