PD-së i largohen të rinjtë, hyjnë në FRD: PD nuk mbajti premtimet

  • 9 years ago
Një grup të rinjsh të cilët ishin pjesë e forumit rinor të partisë demokratike , tashmë kanë dhënë dorheqjen nga kjo parti ,për t'u bashkuar me FRD. Sipas tyre edhe pse kane punuar me shpresen se kjo mazhorancë do sillte ndryshime në jeten e tyre nuk ka bërë gjë tjeter veçse i ka zhgenjyer.

"Për ne është e pa pranueshme që partia politik e e krijuar dhe e mbështetur nga intelektualët dhe rinia studentore të shëndrrohet sot në parti rurale, e mbyllur, refuzuese ndaj ideve të reja, pa projekte reale për rininë dhe pa vullnetin pozitiv për të mbajtur as minimumin e projekteve dhe standarteve të premtuara."- tha përfaqësuesja e FRD-së Mia Koka.

Më tej aktivistët e rinj ndërsa e kanë cilesuar kryeministrin Berisha si pengesë për të djathtën dhe demokracinë në vend ata thanë se FRD është alternativa më e mirë përballë së keqes më të madhe dhe asaj më të vogël që ofrojnë sot dy partite e vjetra politike.

Recommended