Rrëshen, Qosja: Koalicioni PS-LSI në të mirë të vendit

  • 9 years ago
Akademiku i njohur Rexhep Qosja e ka komentuar sërish koalicionin PS-LSI si një mundësi e mirë në shërbim të vendit dhe shqiptarëve. Gjatë promovimit të librit të tij të ri "Shqipëria dhe Kosova si janë dhe si duhet të jenë" në qytetin e Rrëshenit.

Qosja kërkoi nga politika shqiprarë, që në listat e kandidatëve për deputetë të përfshihen gratë. Sipas tij ky fakt do të jetë në të mirë të politikës shqiptare.

"Besoj se është një koalicion i dobishëm, që do i sjellë të mira e dobi opozitës Shqiptare në procesin e zgjedhjeve. Ky koalicion do të sjellë numrin më të madh të zgjedhësve për opozitën shqiptare. Eshtë me rëndësi, që numri i grave në këto zgjedhje të rritet dhe të bëhet aq, së paku sa e kërkojnë institucionet", - tha Qosja gjatë fjalës së tij.

Qosja ka folur edhe për çështjen e ndryshimeve të gjuhës shqipe ku tha se duhet pasur shumë kujdes dhe se pasurimi duhet të ndodhë me fjalë te gegërishtes.

Qosja shtoi se "një ndryshim tani mund të bëhët dhe mund të pasurohet sidomos me fjalë të Gegërishtes, por ato ndryshime, që prekin thelbin, e sensing, themelet e gjuhës shqipe janë të dëmbëshme se cënojne standardin".

Në Rrëshen akademiku kosovar Rexhep Qosja u shpall dhe qytetar nderi i ketij qyteti për kontributin e tij në çështjet kombëtare, ndërsa në aktivitet ishte i pranishëm ish-presidenti i Shqipërisë Rexhep Mejdani dhe deputetë të partisë socialiste.