Mallakastër, donin të vidhnin i zoti i shtëpisë vret hajdutin

  • 9 years ago
MALLAKASTER- I kanë hyrë për ta grabitur dhe i zoti i shtëpisë qëlloi për vdekje një prej 4 grabitësve. Ngjarja është shënuar në fshatin Ngracie të Mallakastrës rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë në banesën e shtetasit Ylli Kapllanaj kanë hyrë për të vjedhur 4 persona. I zoti i shtëpisë pasi i ka ndjerë, ka marrë armën duke qëlluar në drejtim të tyre dhe duke lënë të vdekur njërin prej grabitësve.
"Viktima ndodhet në morgun e spitalit të Fierit dhe ende nuk është identifikuar"- informoi korrespondenti ynë në Fier Kristaq Thano, sot në mëngjes.
Disa orë më vonë u informua se ishte bërë identifikimi i viktimës ai është 21 vjecari I. Alushaj. Familjarët e të zotit të shtëpisë, i cili është vetëdorëzuar në policinë e Fierit thanë se në fshat janë regjistruar dhjetëra vjedhje kohët e fundit. Sipas tyre policia ishte njoftuar disa herë për këtë shqetësim, por nuk ishin marrë masat e nevojshme.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe arrestimin e 3 të tjerëve. Vetë i zoti i shtëpisë, Ylli Kapllanaj njoftoi policinë për ngjarjen.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended