Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Pronarët i deklarojnë punëtorët se punojnë me orar të shkurtuar kurse i mbajnë në punë nga tetë orë. Këtë e konstatuan inspektorët e Punës dhe të Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Inspektorët kontrolluan madje 600 ndërmarrje që kanë lajmëruar punëtorë me orar të shkurtuar të punës në të gjithë shtetin dhe tek 116 pronarë gjetën punëtorë të cilët punonin më shumë se që ishin lajmëruar. Punëdhënësit të cilët e shkelën Ligjin kanë marr vërejtje dhe janë urdhëruar që ti përmirësojnë parregullsitë.

"Gjatë kontrollit është konstatuar se 1254 punëtorë të cilët punonin me orar të shkurtuar të punës, marrëdhënia e punës iu është transformuar në marrëdhënie të punës me orar të plotë. Kundër 14 punëdhënësve janë dorëzuar kërkesa për ngritjen e procedurës kundërvajtëse për çka është parashikuar gjoba në shumën prej dy deri në tre mijë euro për subjektin ekonomik, përkatësisht prej 500 deri në 1000 euro për personin juridik",tha Spiro Ristovski, ministër i Punës.

"Numri i të punësuarve me orar të shkurtuar prej 20 mijë 260 punëtorë ka rënë në 16 mijë 671 punëtorë me orar të shkurtuar të punës. Pra, një përqindje më modeste që mund të nxirret përfundimi se 6.5% është zvogëluar numri i punëtorëve me orar të shkurtuar të punës. Ndërsa si kategori e tillë kanë leverdi edhe për rrogë të tillë", deklaroi Goran Trajkovski, drejtor i Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Përveç kësaj, inspektorët erdhën në përfundimin se pronarët nuk i paguajnë punëtorët për orët shtesë të punës, kurse nuk kanë mbajtur evidencë se sa orë pune realizojnë ata. Ministri Ristovski i inkurajoi të gjithë punëtorët që marrin paga minimale, kurse pronari i tyre nuk ua paguan shumën e garantuar ti denoncojnë rastet në numrat e telefonit 13 131 dhe 15 505. Deri më tani asnjë kërkesë nuk ka mbërritur në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Verica Pavloska

Category

📺
TV
Comments

Recommended