Cerrik, demokratët sulmojnë kryetarin e PS e i prishin zyrën

  • 9 years ago
Simpatizantë të PD-së kanë sulmuar këtë mbëmje, zyrën elektorale të PS-së në Cërrik. Ata kanë shkatërruar dokumentacione dhe kanë goditur kryetarin e PS-së në Cërrik, Tomorr Zaimajn dhe anëtarin Bajram Liçi. Për ngjarjen që ndodhi, përfaqësuesit e PS-së kanë bërë denoncim në polici. Autor i dhunës është nipi i kryetarit të bashkisë së Cerrikut. Mbas marrjes së dokumentacionit i cili ndodhej në dy dosje agresori, Clement Curri i ka djegur demonstrativisht vetëm pak metra larg selisë së PS. Curri nuk është ndalur me kaq me më pas ka godit edhe anëtarin e organizatës Bajram Lici me sende të forta.

Sulmit të agresorit nuk i shpëtoi as kryetari i PS së Cërriku, Tomorr Zaimaj i cili së bashku me Bajram Licin shkuan në Satacionin e Policisë së Cërrikut dhe bënë një kallzim pernal për agresorin Clement Curri.

Në një prononcim për mediat Kryetari i partisë së Socialiste të Cërrikut dhe Lici u shprehën se "disa njerëz të papërgjegjeshëm dhe me precedent penal kanë sulmuar zyrën dhe kanë marrë inventarin e listës së emrave të majtë në zyrën tonë elektorale. Ky veprim ka një prapavijë të pastër politike dhe është organizuar nga kampi kundërshar. Mbasi i kemi kërkuar disa herë të largohej agresorit Curri, ky i fundit i ka marrë të dyja dosjet dhe i djegur në mes të qytetit".

Recommended