Teleskop në Kalanë e Shkupit!

  • 9 years ago
Objekti prej druri i vendosur në një nga kullat e kalasë së Shkupit do të shërbej për vendosjen e një teleskopi nga i cili turistët do të mund të vëzhgojnë qytetin e Shkupit. Kështu ka deklaruar shkurt për Alsat , Pasko Kuzman nga Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore në Maqedoni pas shqetësimeve të paraqitura në mesin e qytetarëve se çfarë po ndërtohet në Kala të Shkupit. Ndërsa deputeti i BDI-së, Behixhudin Shehapi tha se një objekt i tillë nuk ishte paraparë në Marrëveshjen e vitit të kaluar rreth ndërtimeve në Kalas. Sipas tij, Kalaja e Shkupit është një kompleks autentik dhe çdo objekt i ri mund edhe ta prish pamjen e përgjithshme autentike të Kalasë.

"Thonë se ky do mund të ishte si një vëzhgim ose një kullë vëzhgimore për turistët por është fakt se për secilin objekt të ri në një kompleks të këtillë të rëndësishëm duhet të zhvillohet një debat i gjerë shkencor dhe në bazë të ligjit aktual për trashëgiminë kulturore do të duhet të sigurohet edhe një mendim përkatës profesional ose një mendim përkatës të ekspertëve", u shpreh Behixhudin Shehapi, deputet i BDI-së.

Marrëveshja e vitit të kaluar që u arrit pas incidenteve për shkak të ndërtimit të Kishës muze parasheh ndërtimin e tri objekteve nga tre periudhat e ndryshme të historisë në Kalanë e Shkupit edhe atë nga periudha dardane, bizantine dhe osmane. Këto objekte do të funksionojnë si muze ku do të eksponohen artefaktet nga këto periudha. Melihate Rustemi

Recommended